Pas interesimit të madh për Diego Godin, Atletico Madridit ka filluar të punojë në rinovimin e kontratës së lojtarit.
Për lojtarin tash e disa javë kanë shfaqur interesim serioz Juventusi dhe Manchester Unitedi dhe duket se kjo ka frikësuar paksa klubin spanjoll.
Sipas El Mundo Deportivos, dëshira e trajnerit Diego Simeone është që mbrojtësi uruguaian të qëndrojë edhe për disa sezone dhe kështu i ka kërkuar klubit të punojë në këtë aspekt.
Aktualisht 32 vjeçari ka edhe një vit në kontratën e tij, kurse ka një klauzolë prej 20 milionë eurosh.
Zonja e Vjetër e shikon atë si zëvendësues të Medhi Benatias, i cili mund të largohet drejt Arsenalit dhe Olympique Marseille.
Godin ka kaluar tetë sezone te Atletico, ndërsa në 350 paraqitje ka shënuar 23 gola.
Ylli uruguaian kaloi te klubi nga Madridi në vitin 2010 nga Villarreali. /Telegrafi/