Atletico Madrid është duke ia vështirësuar gjërat Barcelonës për transferimin e Antoine Griezmannit në këtë afat kalimtar.
Sulmuesi francez nuk është shfaqur në seancën stërvitore për ndeshjet para sezonale te Los Cholchoneros, derisa lidhet me një kalim në Camp Nou për 120 milionë euro.
Tashmë nuk është një sekret se Blaugranasit e duan transferimin e fituesit të Kupës së Botës, pasi klauzola e tij u ulë më 1 korrik.
Por, Atletico Madridi ditë më parë ka lëshuar një njoftim se skuadra katalunase ka zhvilluar bisedime të fshehta me Griezmannin, ndërsa e ka dërguar rastin në FIFA.
Marca raporton se sulmuesi francez ka njoftuar muaj më parë se do të largohej nga ‘Wanda Metropolitano’, mirëpo tani situata është e ndërlikuar dhe se madrilenët nuk duan të negociojnë më për lojtarin me katalunasit.
Atletico i ka kërkuar Griezmannit që të rikthehej në stërvitje, mirëpo lojtari po refuzon ta bëjë jë gjë të tillë, gjersa pret transferimin në Camp Nou. /Telegrafi/