Site icon Telegrafi

Atletico i hap derën Unitedit dhe Realit për oferta drejt Griezmann

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka thënë se klubet janë të lira të bëjnë oferta për yjet e klubit të tij. 

Theo Hernandez, që është në huazim te Alaves dhe Antoine Griezmann kanë qenë të lidhur me Real Madridin.

Për Griezmannin ka interesim edhe nga Manchester United.

Pak para humbjes nga Reali Madridi, presidenti i ‘Los Colcoreros’ tha se klubi është i hapur për oferta.

“Nuk duam ta shesim asnjë lojtarë, por nëse ofertat arrijnë, mund ta flasim”.

“Kemi shumë lojtarë. Përderisa ata janë në kontratë, ata i takojnë Atleticos. Nuk duhet të kenë klauzola të gjithë. Kjo do të ndodh kur do të jetë koha dhe ata do të largohen”.

“Unë them gjithmonë që lojtarët luajnë aty ku duan të luajnë. Nëse një lojtar është i gatshëm të largohet ne nuk do ta ndalim”, ka thënë Cerezo. /Telegrafi/

Exit mobile version