Telegrafi

Atletico futet në garë për ‘Gabigolin’

Atletico Madrid është skuadra e fundit që dëshiron shërbimet e talentin brazilian, Gabriel Barbosa apo i njohur si ‘Gabigol’.

Me afrimin e fundit të afatit kalimtar në Evropë, aq më shumë shtohen edhe pretendentët për Gabriel Barbosën, talentin e Santosit që aktualisht është i angazhuar në Olimpiadë me Brazilin.

Me Interin dhe Juventusin, që prej kohësh janë në gjurmët e tij dhe me Man. United e Leicester që janë shtuar së fundmi, tashmë edhe Atletico Madridi ka hyrë në garë për talentin 19-vjeçar.

Lexo po ashtu Atletico në kërkim të një portieri të ri

Simeone ka nevojë për një sulmues të tillë që mund të mbulojë të gjitha pozicionet e repartit të avancuar dhe ‘Gabigol’ do të ishte goditja perfekte për skuadrën e tij.

Ndryshe, për sulmuesin brazilian skuadrat italiane Juventus dhe Inter, kanë bërë oferta zyrtare me 20 milionë, respektivisht 25 milionë euro. /Telegrafi/