Antoine Griezmann e ka futur veten në telashe edhe më të mëdha. Sulmuesi francez nuk është paraqitur në seancat stërvitore të Atletico Madridit, andaj do të gjobitet sërish nga klubi.
Griezmann po e kërkon me ngulm transferimin te Barcelona, mirëpo të dyja klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje.
Fituesi i Kupës së Botës ka bërë të ditur muaj më parë se po largohet nga Los Cholchoneros, por kishte zhvilluar bisedime fshehurazi me Blaugranët. Atletico ka mësuar se katalunasit kanë zhvilluar bisedime fshehurazi me lojtarin, prandaj e kanë gjobitur këtë të fundit.
Griezmann nuk është paraqitur dje (7 korrik) në stërvitjet e skuadrës madrilene, andaj do të gjobitet përsëri nga klubi.
Sulmuesi francez pritet të kalojë për 120 milionë euro në Camp Nou, ku pritet të fitojë një pagë prej afro 18 milionë eurosh në sezon. /Telegrafi/