Atletico Madrid janë të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.
Afati veror pritet të jetë mjaft i nxehtë për skuadrën e Atletico Madrid, pasi ata shikojnë për të forcuar sulmin e tyre me një top lojtar.
Sipas El Intransigente, trajneri argjentinas, Diego Simeone mbetet i prirur për sjelljen e Diego Costas përsëri në klub nga Chelsea, por argjentinasi i Interit, Mauro Icardi është shfaqur si një objektiv shumë i lartë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Argjentinasi do të donte të punonte me Simeonen, por problem pritet të jetë shuma e lartë që skuadra spanjolle duhet të shpenzoj për sulmuesin.
Sipas medieve, Interi nuk futet në bisedime me asnjë skuadër që ofron më pak se 45 milionë euro. /Telegrafi/