Site icon Telegrafi

Atletico e bën prioritet transferimin e Rakiticit nga Barcelona

Tashmë është bërë e ditur se Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Mesfushori kroat nuk po luan standard te skuadra katalunase, andaj po e kërkon largimin në verën e këtij viti.

Sipas Cadena Ser, Atletico Madridi e ka bërë prioritet transferimin e lojtarit, por që rivalizohen edhe nga disa skuadra evropiane.

Los Cholchoneros do të bëjnë një ofertë për Rakiticin në këtë verë, derisa kontrata e tij në Camp Nou skadon në vitin 2021.

 

Barcelona thuhet se kërkon ta shesë atë në këtë verë, në mënyrë që lojtari mos të largohet me parametra zero.

Në garë për Rakiticin vazhdojnë të jenë edhe Juventusi me Interin, derisa nuk përjashtohet transferimi i tij në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version