Telegrafi

Atletico i bashkohet garës për Benteken

Atletico Madrid i është bashkuar garës për të siguruar sulmuesin e Liverpoolit, Christian Benteke.

Sulmuesi belg Christian Benteke, pritet të largohet nga Liverpooli pasi trajneri aktual Jurgen Klopp nuk e do në skuadër.

Për këtë gjë ka folur edhe sulmuesi duke thënë se Klopp nuk bisedon me të.

Atletico Madridi duket një skuadër serioze për të siguruar shërbimet e lojtarit, por për të arritur këtë duhet t’i bëjë ballë konkurrencës së Juventusit dhe West Hamit që po ashtu e duan belgun. /Telegrafi/