Telegrafi

Atletico apo Reali – kë dëshiron ta shohë Messi me trofeun e Ligës së Kampionëve

Lionel Messi ka konfirmuar se cilin nga dy ekipet nga Madridi do ta përkrahë në përballjen e Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi, i cili është shumë afër triumfit në La Liga, ka thënë se në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, e përkrah këtë të fundit, transmeton Koha.net.

“Për popullin e Barcelonës do të ishte kënaqësi ta shihje Atletico Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve. Në Barcelonë do të donin të shihnin që Reali të jetë pa trofe”.

“Atletico është një ekip shumë i papërshtatshëm dhe i vështirë për t’u përballur, por ata dhe Diego Simeone janë aty me meritë”, është shprehur Messi për ESPN.

Barcelona luan më 22 maj finalen në Kupën e Mbretit kundër Sevillas dhe ndeshjen e fundit në La Liga e luan kundër Granadas. Kurse finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 28 maj.