Aktori britanik, Rowan Atkinson, i ka befasuar fansat me rolin e tij të ri.
Atkinson është shumë i njohur për rolet e tij komike, sidomos në rolin e “Mr.Bean”, ndërsa tani ka befasuar fansat duke u bërë shumë serioz, pasi do të luajë rolin e detektivit të njohur francez, Julies Maigret, në një dramë të re.
Aktori momentalisht është në Budapest për të incizuar “Maigret Sets A Trap”, një nga dy filmat. Filmi i dytë do të quhet “Maigret’s Dead Man”, transmetohet koha.net.
Në filmat e rinj do të luajë edhe aktorja e “Harry Potter”, Fiona Shaw, raporton ITV.