Barcelona ka fituar derbin e javës në La Liga, duke mposhtur në udhëtim skuadrën e Athletic Bilbaos me rezultat 2-0.
Gjiganti katalunas vazhdon kryesimin pa humbje në La Liga, ku viktima e tyre e fundit ishte pikërisht skuadra baske, Bilbao.
Golat në këtë takim për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënuan nga Lionel Messi (36’) dhe Paulinho (90+).
Lojtari më i vlerësuar i këtij takimi ishte pikërisht ylli argjentinas i skuadrës, Messi, i cili u vlerësua me notë 8.9.
Ndërsa, lojtari me notë më të ulët në këtë ndeshje ishte portieri vendas, Kepa Arrizabalaga, i cili u notua me 6.3. /Telegrafi/
Ath Bilbao:
Barcelona: