Në vend se të aterronte në aeroportin e Hampshire në Britani të Madhe, aeroplani i lehtë ka përfunduar në një sallon ku shiten vetura.
Në vendin e ngjarjes ku kishte flakë dhe shtëllunga tymi, kanë shkuar zjarrfikësit dhe autoambulanca. Piloti dhe tre pasagjer kanë gjetur vdekjen në aeroplan.
Të pranishmit e kanë parë aeroplanin “Learjet” duke rënë në kompaninë afariste, si dhe e kanë dëgjuar shpërthimin që ka ndodhur, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë aterrim tragjik. /Telegrafi/