Site icon Telegrafi

Atë që po e bën Rashford, Messin dhe CR7 e kishin të vështirë ta ëndërronin

Marcus Rashford është duke befasuar të gjithë me talentin e tij.

Ylli i ri i Manchester Unitedit është duke kaluar në një formë fantastike, duke treguar se Djajtë e Kuq tashmë kanë një lojtar, i cili do të thotë fjalën e tij në të ardhmen.

18-vjeçari ka shënuar pesë gola në tetë ndeshje dhe një fillim të tillë të karrierës nuk kishin fatin ta kenë as Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Lexo më shumë: Rituali i çuditshëm i Ronaldos para se të futet në fushë (Video)

Argjentinasi pesë golat e tij të parë me Barcelonën i arriti pas 25 ndeshjes, ndërsa portugezi i janë dashur 39 ndeshje për të shënuar pesë gola me Unitedin.

Rashford është po ashtu lojtari më i ri që ka shënuar në derbin e Mançesterit. /Telegrafi/

Exit mobile version