Site icon Telegrafi

Atdhe Xharavina ‘hidhet në aksion’ – nis ngacmimet e para me Xhulin

I njohur për pjesëmarrjen  e tij në emisionin “Përputhen”, Atdhe Xharavina është hyrja e re në Big Brother VIP Kosova.

Ai bashkë me tre banorë të tjetër, Blasta, Bruno dhe Himena nisën rrugëtimin e tyre në shtëpinë e famshme të premten që lamë pas (20 janar).

Atdhea duket se ka hyr me synime të qarta pasi menjëherë është lëshuar në aksion duke nisur ngacmimet me banoren, Xhuli Nura.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Dyshja kanë qëndruar bashkë në dhomën e gjumit teksa kanë biseduar për tema të ndryshme ndërsa u ndalën tek marrëdhëniet e tyre.

“U lumja ajo vjehërr për ty, do ta kesh vjehrrën si shoqe, si shpirt është, më shumë do ta duash atë se mua”, i ka thënë Atdhea-Xhulit derisa po ushqeheshin bashkë.

Ndërkohë, kujtojmë që krahas Getinjos që u largua me dëshirën  tij nga BBVK, baor tjetër , Gjon Karrica gjithashtu do ta ketë të pamundur vazhdimin e garës për shkak të problemeve me shëndetin. /Telegrafi/

Exit mobile version