Site icon Telegrafi

Atasheu ushtarak kroat refuzon të marrë notën e protestës së Rusisë

Shteti rus ka përgatitur një notë proteste ndaj Kroacisë, por të cilën ka refuzuar ta marr në formë të shkruar atasheu ushtarak i Kroacisë.

Atasheu ushtarak kroat sot në Moskë refuzoi të merrte një notë nga Ministria ruse e Mbrojtjes për shkak të gjoja së arritjes së 200 mercenarëve kroatë në Ukrainë.

Ai ishte ftuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes rreth informacionit se 200 mercenarë kroatë ndodheshin në Ukrainë.

I dërguari ushtarak kroat iu përgjigj rusëve se “Ministria e Mbrojtjes dhe çdo institucion tjetër i Republikës së Kroacisë nuk kanë asnjë lidhje me individë që mund të jenë në Ukrainë” dhe “se nuk kanë informacion për këtë”.

Për këtë arsye ai ka refuzuar shënimin me shkrim që është tentuar t’i dorëzohet, raporton vecernji.hr.

Atasheu ushtarak është në dijeni të aktiviteteve të paligjshme të shtetasit kroat Denis Scheler, i cili mori pjesë në luftimet në Ukrainën juglindore në vitin 2015 dhe tani ka një njësi kroate në shtetin ukrainas, pretendoi zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Ish-udhëheqësi i BBB, Denis Scheler, i cili luftoi në Ukrainë për gjashtë vjet në Batalionin Azov, hodhi poshtë akuzat e rusëve.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vullnetarëve të huaj që t’iu bashkohen në luftën kundër agresionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version