Telegrafi

Atalanta vëzhgoi nga afër mbrojtësin e Kosovës U-21, Ardian Ismajlin

????????????????????????????????????

Ardian Ismajli ka tërhequr vëmendjen e klubit italian, Atalanta, në ndeshjen ndaj Gjermanisë U21 të zhvilluar para disa ditës.

Te Hajduku luan rrallë, por të paktën Ismajli është kapiteni i ekipit të rinjve të Kosovës që po shënon rezultate dhe progresin.

Ismajli ndaj Gjermanisë U-21 (Foto: FFK)

Kapiteni i Kosovës U-21 ka luajtur në qendër në formacionin 3-5-2, shkruan ueb faqja kroate ‘Slobodna dalmacija’.

“Në Mitrovicë doli se Hajduk ka një lojtar më të mirë se sa mendon. Duke qenë lider i ekipit që ka luajtur në mënyrë të barabartë 0:0 kundër Gjermanisë nuk është gjë e vogël”, shkruan kjo ueb faqe.

Ismajli me Hajdukun (Foto: hajduk)

Në Kosovë, Ismajli u vëzhgua nga Atalanta, klubi i elitës së futbollit italian.

“Ne luajtëm dy ndeshje shumë të mira, pas fitores ndaj Azerbajxhanit, ne luajtëm me Gjermaninë”.

Ismajli në aksion

“Jemi shumë të lumtur dhe mendoj se ishte ndeshja jonë më e mirë në karrierë. Po të kishim fat edhe mund të fitonim”, ka thënë ai. /Telegrafi/