Site icon Telegrafi

Atalanta pranon ofertën e Romës për Kessien

Mediat italiane theksojnë se Atalanta kanë pranuar një ofertë prej 28 milionë eurove nga Roma për yllin e ri Franck Kessie.

Të dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën nesër(shtunë) nga ora 15:00 në kuadër të javës së 32 të Serie A.

Sipas Corriere dello Sport, marrëveshja tani duket se ka përfunduar, pavarësisht nga agjenti i mesfushorit që është duke u cituar në shtyp duke thënë se ata janë duke dëgjuar për të gjitha ofertat.

Lexo po ashtu Krychowiak në planet e Romës

Marrëveshja thuhet se përfshinë edhe huazimet e dy futbollistëve të rinj, mbrojtësit Riccardo Marchizza dhe përpara Marco Tumminello, me dyshen që  janë të vendosur për një lëvizje në Bergamo këtë verë.

20-vjeçari thuhet se ishte objekt i interesit nga një numër i skuadrave të mëdha, duke përfshirë Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Arsenalin, Liverpoolin dhe Chelsean.

Lexo po ashtu Kessie, objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane

Tani, megjithatë, një marrëveshje thuhet se është arritur me Romën dhe agjentin e lojtarit mbi një kontratë pesëvjeçare, me lojtarin që do të fitoj 1.4 milionë në sezon në sezon plus bonuse deri në vitin 2022.

Gazeta italiane raporton se të gjithë janë dakord, dhe të dy palët janë vetëm duke pritur për të nënshkruar dhe testet mjekësore në mënyrë që të bëjnë zyrtarizimin e marrëveshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version