Telegrafi

“Ata që zihen duhet më shumë” – Pas shumë përplasjeve në Big Brother, Françeska dhe Roza shijojnë pushime bashkë

Dy ish-banoret shumë të përfolura të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, Françeska Murati dhe Roza Lati, janë shfaqur së bashku.

Dyshja shihet të jenë pjesë e një feste së bashku, po ashtu në disa imazhe të tjera ato shfaqen në plazh, nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Pasi sa ishin pjesë ë shtëpisë së Big Brother VIP Albania 3, ish-banoret kanë paur shumë përplasje me njëra-tjetrën.

Foto: Roza Lati/Instagram

Me këto imazhe të pëublikuara në rrjete sociale, bukuroshet shihen se i kanë lënë mbrapa ato çfarë kanë ndodhur sa ishin pjesë e garës.

Të dyja dukeshin tejet të lumtura, duke kënduar e vallëzuar me njëra-tjetrën. /Telegrafi/