Ukrainasit kanë arritur të zënë rob katër ushtarë rusë derisa po luftonin për qytetin e Avdiivka.
Rusët u dorëzuan pas një kundërofensive të suksesshme të trupave ukrainase, transmeton Telegrafi.
Ushtarët rusë shihen duke lëvizur zvarrë dhe mbanin duart e ngritura lart. Madje disa prej tyre shihen duke dalë nga disa istikamet.
E në po të njëjtën betejë, tanku i ukrainasve shihet duke goditur nga një distancë relativisht e vogël mbi pozicionet e ushtrisë ruse.
Raportohet se rusët kishin refuzuar të dorëzohen pavarësisht se ishin rrethuar nga të gjitha anët, dhe kjo i detyroi ukrainasit që t’i godasin me tank.
Ky qytet prej kohësh është bërë një prej pikave më të nxehta të kësaj lufte, duke tentuar ushtarët e Vladimir Putinit që ta marrin nën kontroll, por deri më tani pa ndonjë sukses. /Telegrafi/