Mungesa e gjumit mund të shpie në sëmundje të zemrës, shtim të peshës e madje mund ta ndryshojë edhe mënyrën se si sillet ADN-ja juaj – thonë ekspertët.
Profesori i “Sleep Medicine”, Paul Gringras, ka treguar se çfarë ndodh në trupin tonë pas një gjumi të dobët, ku shtypja e lartë e gjakut dhe kolesteroli janë në mesin e pasojave potenciale të mungesës së pushimit adekuat, transmeton Telegrafi.
Gingras ka thënë se ata që flenë më pak se 6 orë janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, shtypja e tyre e gjakut është më e lartë dhe kolesteroli më i keq.
Përveç këtyre, gjumi i dobët ndërlidhet edhe me shumë probleme tjera serioze.
Vlen të ceket se nëse jeni dikush që vazhdimisht bëni gjumë të dobët, ju keni 60% më shumë rrezik të keni sulm në zemër, sulm në tru apo shtypje të lartë të gjakut.
Një tjetër gjë që Gringras e ka theksuar është se mungesa e gjumit mund të ndikojë edhe në mënyrë se si sillet ADN-ja jonë.
“Vetëm një natë me gjumë të keq mund t’i ndryshojë sinjalet epigjenetike në ADN-në tonë të cilat shkaktojnë shtim të peshës, humbje të masës muskulore dhe ndikojnë në mënyrën se si kujtimet ruhen në hipokampusin tonë – pjesë e trunit”, ka rrëfyer ai. /Telegrafi/