Për herë të parë, udhëtarët e hapësirës do të nisen në orbitë me një kapsulë dhe raketë të ricikluar.
Të enjten, astronautët e NASA-s do të nisen për në ISS për herë të parë me një raketë të përdorur Falcon-9 nga SpaceX.
Kapsula hapësinore “Crew Dragon” tashmë është ankoruar në stacionin hapësinor, transmeton Telegrafi.
Fillimi i misionit “Crew 2 ” është planifikuar për në 22 prill në 12:11 pasdite (CEST).
Një total prej 4 udhëtarësh hapësinorë do të nisen për në ISS.
Astronautët e NASA-s, Shane Kimbrough dhe Megan McArthur, astronaut i ESA Thomas Pesquet dhe ai japonez Akihiko Hoshide do të jenë në ekuipazh.
Falcon 9 and Dragon are looking good for flight of Crew-2 astronauts; teams are keeping an eye on launch site and downrange weather pic.twitter.com/IGi20gD7dP
— SpaceX (@SpaceX) April 20, 2021
Për Hoshide dhe Kimbrough, Crew Dragon do të jetë anija e tretë kozmike që i vendos ato në orbitë. Të dy tashmë kanë përfunduar një fluturim hapësinor me anijen hapësinore dhe kapsulën Soyuz.
Është disi qesharake, tha astronautja e NASA-s, Megan McArthur. Sepse ajo do të zërë një vend në kapsulën “Crew Dragon” në të njëjtin vend në të cilin burri i saj, Bob Behnken, u ngrit në hapësirë si pjesë e misioneve të Crew 1.
Falcon 9 and Dragon are vertical on Launch Complex 39A. This will be the first human spaceflight mission to fly astronauts on a flight-proven Falcon 9 and Dragon https://t.co/bJFjLCzWdK pic.twitter.com/brhNujSIY4
— SpaceX (@SpaceX) April 17, 2021
SpaceX and @NASA completed a full rehearsal of launch day activities with the four Crew-2 astronauts pic.twitter.com/u0hDCTx3Zp
— SpaceX (@SpaceX) April 18, 2021
Nëse nisja shkon siç është planifikuar, do të ketë një tjetër transmetim të drejtpërdrejtë, si nga NASA ashtu edhe SpaceX.
NASA është e sigurt se moti dhe kushtet e përgjithshme do të mundësojnë që nisja mund të bëhet sipas planit. /Telegrafi/
The @SpaceX Falcon 9 rocket is seen at sunset as preparations continue for the launch of @astro_kimbrough , @Astro_Megan, @Aki_Hoshide & @Thom_astro on the Crew-2 mission to the @Space_Station on April 22. More images – https://t.co/56Am0EzZMa pic.twitter.com/mzoWD5j6sK
— NASA HQ PHOTO (@nasahqphoto) April 20, 2021