Pasi shfrytëzuan një moment të shkurtër për ti kushtuar një vëmendje motit, dy astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley janë gati për rrugëtimin e tyre për në hapësirë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ata do të qëndrojnë të mbyllur brenda kapsulës, duke pritur për ngritje, ndërsa zyrtarët e nisjes vazhdojnë të monitorojnë për stuhitë dhe çështje teknike që çojnë deri në momentin e ngritjes.
Së fundmi, SpaceX kreu një seri kontrollesh të komunikimit për t’u siguruar që astronautët të kenë kontakte me kontrolluesit e misionit në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Houston dhe kontrollin e misionit të SpaceX në Hawthorne, California.
The hatch is closed. The crew is settled in. #LaunchAmerica is on. pic.twitter.com/qZTR3QAQjM
— NASA (@NASA) May 27, 2020
Ndryshe, të mërkurën në mbrëmje është paraparë nisja drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës e raketës së kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, e cila pritet të lëshohet nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida.
Raketa pritet të lëshohet të mërkurën nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida në orën 4:33 pasdite (22:33 sipas kohës së Evropës Qendrore).
.@Astro_Doug and @AstroBehnken say farewell to their families, @elonmusk, @JimBridenstine, @VP, and Second Lady Karen Pence before heading out to the launch pad to board the @SpaceX #CrewDragon at @NASAKennedy for launch! #LaunchAmerica | More photos: https://t.co/8due5jBg5Y pic.twitter.com/r1Y7DdFOzy
— NASA HQ PHOTO (@nasahqphoto) May 27, 2020
Me këtë, SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë.
Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël shtetesh.
Air Force 1 arrives at @NASAKennedy with special guest @POTUS on board to watch us #LaunchAmerica with American astronauts from American soil for the first time since 2011. pic.twitter.com/xWNIsS5nfM
— NASA (@NASA) May 27, 2020
Siç shkruajnë mediat, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së raketës nga Florida.
Ai është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024. /Telegrafi/