Site icon Telegrafi

Nëna Natyrë duket se sot është në anën e SpaceX – raketa vazhdon me përgatitjet e fundit drejt nisjes për në hapësirë

(E plotësuar) Ekipet e nisjes sapo kanë dhënë sinjalin “vazhdojmë”, duke bërë të ditur se moti lejon nisjen e dy astronautëve amerikanë.

Siç edhe është thënë më herët, përcjell Telegrafi, SpaceX dhe NASA kishin gjithçka gati për nisjen e raketës dhe astronautëve të tyre në hapësirë, por nuk dihej sigurt nëse do të lejonte moti.

Por ndërsa kontrolluesit e lëshimit kontrolluan para se të mbushnin raketën, zyrtarët e motit thanë që ai është “i kthjelltë”.

 

————————-

Astronautët e NASA-s janë gati për nisje, raketa gjithashtu – por a është moti?

Dy astronautët kanë thënë se janë të gatshëm për nisje. Dhe të gjitha kontrollet teknike tanimë janë bërë.

Pyetja që shtrohet është: A do të jetë moti “i gatshëm” të lejojë një gjë të tillë?

Janë ekipet e NASA dhe SpaceX do të duhet të vendosin, bazuar në mënyrën se si duket tani, nëse duhet të ecin përpara me lansimin e raketës, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, kompania SpaceX pritet të bëjë tentimin e dytë sot që të nisë raketën me astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Fluturimi i tyre i paraparë për të mërkurën u shty për shkak të motit jo të mirë.

SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë pas nëntë vitesh.

Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël.

Presidenti amerikan Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version