Manchester City do të presë Aston Villa të dielën, në ndeshjen që vendos titullin e kampionit në elitën e futbollit anglez.
Man City dhe Liverpool po luftojnë për titullin e kampionit, ku ‘qytetarët’ kanë një pikë më shumë (90) dhe kanë gjithçka në duart e tyre, pasi Liverpooli ka 89 pikë.
Tifozët e Liverpoolit shpresojnë në ndihmë nga legjenda e tyre Steven Gerrard, pasi anglezi tani drejton Aston Villa si trajner.
Steven Gerrard disputes claim about Aston Villa taking on Man City in title deciderhttps://t.co/x4KaXj1qcc pic.twitter.com/Rn1bI1loMJ
— Mirror Football (@MirrorFootball) May 18, 2022
Por ka edhe nga ata që kanë frikë se skuadra nga Birmingham, do të humbasin që të marrin 18 milionë euro në rast të humbjes. Më saktësisht, në rast se Manchester City del kampion.
Gjegjësisht, Jack Grealish, verën e kaluar u transferua nga Aston Villa në Manchester City dhe klubet nënshkruan një klauzolë që në rast se Man City fiton titullin këtë sezon, duhet t’i paguajnë një bonus Aston Villas, prej 18 milionë eurove.
If Man City win the league, Aston Villa will receive a £15m bonus due to a clause in Jack Grealish’s contract.📝 pic.twitter.com/LEPYRMPJR3
— PurelyFootball ℗ (@PurelyFootball) May 18, 2022
Sigurisht, Aston Villa mund t’i marrë ato para në rast se barazojnë ose fitojnë, por me kusht që Liverpool të mos fitojë në shtëpi ndaj Wolverhampton./Telegrafi/