Site icon Telegrafi

Aston Villa tregohet e fortë për Chelsean, triumfon në ‘Stamford Bridge’

Chelsea është mposhtur në shtëpi nga Aston Villa me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.

Ekipi i Graham Potter nuk ka arritur ta vazhdoj formën e mirë në kampionat, pasi janë ndalur nga të besuarit e Unai Emery.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, por mysafirët ishin më konkret duke shënuar në njërin nga rastet e pakta.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 18-të me anë të Ollie Watkins, i cili shënoi për 0-1.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e njëjtë me Blutë që rrezikonin dhe menaxhonin lojën dhe me mysafirët që shënuan golin.

Në këtë pjesë, goli i vetëm erdhi në minutën e 56-të me anë të John McGinn, i cili shënoi për 0-2 dhe deri në fund ky ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Aston Villa ngjitet në pozitën e nëntë me 41 pikë, ndërsa Chelsea renditet i 11-ti me 38 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Chelsea e pret Liverpoolin, ndërsa Aston Villa udhëton te Leicester City. /Telegrafi/

https://twitter.com/CampussLifeKe/status/1642213307267395593

https://twitter.com/Gemmarxox/status/1642221515801337858

 

 

Exit mobile version