Telegrafi

Aston Villa projekton transferimin e Hazardit në janar

Real Madridi është duke shikuar çdo opsion të mundshëm që të largojë Eden hazardin nga skuadra.

Sulmuesi belg është vetëm hija e atij që ka qenë te Chelsea, pasi nuk ka arritur të shfaq asnjëherë potencialin që kishte në “Stamford brige” tek Los Blancos.

Kështu, sipas asaj që raporton Defensa Central, Real Madridi mund të shpëtojë nga Hazard dhe paga e tij e majme qysh në janar.

Aston Villa është e interesuara për shëerbimet e tij dhe tashmë kanë filluar bisedimet mes klubeve.

Siç bën të ditur ky medium, Hazard nuk e dëshiron largimin nga Real Madridi, pasi familja e tij është ambientuar shumë në Madrid.

Mirëpo, kontratës së tij që shkon deri në vitin 2024, mund t’i vije fundi dhe ai të rikthehet në Ligën Premier.

Besohet se Hazard fiton mbi 400 mijë euro në javë te Real Madridi dhe këta të fundit duan të shpëtojnë nga paga e tij. /Telegrafi/