Aston Villa është duke u angazhuar për transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Axel Tuanzebe.
21-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Birminghami, skuadër të cilës i ndihmoi që të rikthehej në Ligën Premier.
Ai regjistroi 30 paraqitje për klubin ku ishte i huazuar dhe pastaj u kthye te klubi që e ka në pronësi.
Tuanzebe nuk ka vend në formacionin e Ole Gunnar Solskjaer, ashtu që duhet të shkojë diku tjetër ku mund të luajë më shumë.
Daily Mail bën të ditur se Aston Villa e pëlqen lojën e tij dhe dëshiron ta blejë kartonin e mbrojtësit. Megjithatë, Unitedi është i interesuar vetëm që ta huazojë dhe jo ta shesë qendërmbrojtësin. /Telegrafi/