Telegrafi

Aston Villa mund të nënshkruajë me Coutinhon për një çmim shumë të ulët

Klubi anglez, Aston Villa mund të nënshkruajë me mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, me çmim shumë të ulët.

Coutinho befasoi të gjithë në ditët e fundit të afatit kalimtar duke u huazuar nga Barcelona te Aston Villa.

Megjithatë, ylli brazilian ka shkëlqyer këtë fillim te klubi anglez dhe transferimi i tij i përhershëm nuk përjashtohet.

Lexo po ashtu Philippe Coutinho i zakonshëm po rikthehet: Ai shënoi gol dhe dhuroi dy asistime për Aston Villan në ndeshje me Leeds United

Braziliani është tashmë ndër objektivat kryesor të Aston Villas, edhe pse marrëveshja me Barcelonën nuk ka një opsion formal të përhershëm.

Sipas gazetës Sport, skica e një marrëveshjeje me vlerë 40 milionë euro u ngrit gjatë negociatave mes klubeve.

Lexo po ashtu Gerrard lavdëron Coutinhon pas super paraqitjes ndaj Leeds Unitedit

Megjithatë, me kontratën e Coutinhos me Barçën tani brenda 18 muajve të fundit, ka një mirëkuptim mes dy klubeve që një tarifë prej 25 milionë euro do të jetë më realiste në rast të një transferimi të përhershëm.

Që nga debutimi i tij në Aston Villa, mesfushori kreativ ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asistime në tri ndeshjet e para. /Telegrafi/