Aston Villa ka hapur bisedimet me Barcelonën për një marrëveshje për Philippe Coutinhon.
Daily Mail raporton se skuadra e Ligës Premier e dëshiron atë për një shumë më të ulët se opsioni për ta blerë për 40 milionë euro që ata ranë dakord në marrëveshjen fillestare të huazimit.
Villa ka bërë një ofertë fillestare prej rreth 15 milionë euro dhe janë të bindur se mund të arrijnë një marrëveshje me skuadrën katalane.
Por, Barcelona nuk dëshiron ta lëshojë brazilianin nën shumën fillestare dhe do t’i bëjë me dije Aston Villës se duhet paguar për shumën që kanë rënë dakord.
Coutinho është rikthyer në formë të mirë në rikthimin e tij në elitën e futbollit anglez, duke bindur drejtuesit e klubit që ta blejnë kartonin e tij.
Mirëpo, ka edhe skuadra të tjera të interesuara për mesfushorin sulmues dhe Villa e di se do të jetë një garë e ashpër për ta marrë. /Telegrafi/