Telegrafi

Aston Martin zgjeron prodhimtarinë, përgatitet mirë për modelet e reja (Foto)

Makina e parë SUV nga kjo kompani, do të jetë vetëm fillimi

Kompania Aston Martin, vazhdon të mbajë nivelin e lartë në treg, duke zgjeruar prodhimtarinë, që të mund të prodhojë të gjitha makinat e planifikuara, transmeton Telegrafi.

Fabrika dytë e kompanisë është hapur në Wales të Anglisë, prej nga do të lansohet DBX që është makina e parë SUV e këtij prodhuesi, si dhe disa prej makinave të para porositura. Prona me rreth 36 hektarë, më parë i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa në të janë të ndërtuara edhe tre “Super Hangarë”.

Këta hangar special dhe gjithçka që vjen me këtë pronë, është kthyer në hapësirë me teknologji të lartë, që të përgatitet mirë për modelet e reja që do të prodhohen aty.

Fillimisht do të nisin punën 200 punonjës, ndërsa numri i tyre shumë shpejtë do të rritet në 550. Janë paraparë rreth 3,000 punonjës të jenë të angazhuar në këtë zinxhir prodhimi, që ndodhet dy orë larg aeroportit Heathrow.

Në të njejtën fabrikë, do të ndërtohet edhe Lagonda tërësisht elektrike, si dhe modele tjera nga kjo linjë prodhimi.

Me këto plane agresive, Aston Martin jo vetëm se do të rivalizojë me Porsche, por edhe me makinat nga Ferrari. /Telegrafi/