Luksemburgu është vendi i vetëm anëtar që e dënoi miratimin e azilit për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Hungari.
Në një deklaratë për AIM, ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Jean Asselborn thotë se është i habitur nga vendimi i autoriteteve hungareze, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se është e pabesueshme që ish-kryeministri i Maqedonisë i cili është i dënuar me dy vite burg fitoi mbrojtje ndërkombëtare në Hungari, vend që i ‘mbron’ kufijtë nga vitit 2015 ka emigrantët”, tha Asselborn duke shtuar është trondiës fakti që një kriminel të fitojë azil nga vend i BE-së dhe ata që ikin nga luftërat të mos e fitojnë azilin.
Siç raportojnë nga AIM, Asselborn bëri thirrje që BE-ja ta kthejë “koherencën” në raport me të drejtat e njeriut dhe çështjeve të azilit dhe migrimit, përfshirë këtu edhe Konventën e Gjenevës.
“Nëse kjo nuk ndodh, BE e humb shpirtin e saj dhe vlerat e saja”, thotë Asselborn.
Çështja e azilit të Gruevskit deri tash asnjëherë nuk është ngritur në Këshillin e BE-së, përkatësisht te vendet anëtare.
Asselborn thotë se vendet anëtare nuk mund të hapet kjo çështje për shkak se vendimin për dhënien e azili janë në mënyrë strikte kombëtare. Por, thotë ai, “mund që në mënyrë politike ta dënojmë këtë akt”.
Deri tani i vetmi reagim ka ardhur nga Kuvendi Evropian që votoi dy amendamente ku dënohet vendimi hungarez për azilin e ruevskit. Por, As Komisioni Evropian, as vendet anëtare nuk reagojnë./Telegrafi/