Iago Aspas ka thënë se Real Madridi duhet së pari të kontaktojë Celta Vigon nëse dëshirojnë ta nënshkruajnë me atë.
Sulmuesi spanjoll ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje te Reali në verë, para se Los Blancos të vendosnin të nënshkruanin me Mariano Diaz si zëvendësim për yllin e larguar Cristiano Ronaldo.
Aspas ka shënuar tetë gola në 11 ndeshje në La Liga, ndërsa Mariano ka shënuar vetëm një herë në të gjitha garat në të njëjtin numër ndeshjesh dhe kjo ka çuar në sugjerime se Aspas duhet të jetë një objektiv primar për Realin në afatin e dimrit.
Megjithatë, ish-sulmuesi i Liverpoolit këmbëngul që ai nuk ka asnjë nguti për të lënë Celtën.
Sipas tij, klubi Mbretëror duhet të bisedojë një herë me klubin e tij nëse e do atë.
“Iago Aspas është shumë i qetë te Celta Vigo”, ka thënë fillimisht sulmuesi spanjoll për gazetën Marca.
“Kam shumë vite të mbetura në kontratën time dhe nëse më duan, ata duhet të pajtohen një herë me klubin tim”.
“Unë nuk mund të bëj asgjë”, përfundoi Aspas, i cili është bërë lojtar i rregullt edhe te Kombëtarja e Spanjës. /Telegrafi/