“Asnihere” titullohet projekti i fundit i dyshes Adrian Gaxha dhe Lindon Berisha.
Kënga e publikuar vetëm pak ditë para ndërrimit të moteve po vazhdon të jetë një nga këngët më të pëlqyera të momentit, transmeton Telegrafi.
Në kanalin “Youtube” ky projekt ka arritur të shikohet më shumë se tre milionë herë deri më tani duke e bërë edhe një nga këngët më të klikuara të këtij sezoni.
Ndryshe artistët kanë paralajmëruar se pas këtij projekti të përbashkët janë në përgatitje të një projekti solo të Lindonit, i cili pritet të publikohet para sezonit veror./Telegrafi/