ASML Holding NV të shtunën deklaroi se kuptoi se ishte bërë përparim drejt një marrëveshjeje midis disa qeverive mbi kufizimet e reja në eksportet e pajisjeve të prodhimit të gjysmëpërçuesve në Kinë.
Kompania holandeze, një furnizues kyç për prodhuesit e çipave, është kufizuar në shitjen e makinerive të saj më të avancuara tek kompanitë kineze që nga viti 2019/
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mbi gjysmëpërçuesit janë përkeqësuar vazhdimisht që nga atëherë, duke e nxitur Washingtonin zyrtar që në muajin tetor të vendosin kufizime eksporti për kompanitë e veta të prodhimit të pajisjeve të çipave, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
“Ne e kuptojmë se janë bërë hapa drejt një marrëveshjeje midis qeverive, e cila, sipas asaj që ne kemi kuptuar, do të fokusohet në teknologjinë e përparuar të prodhimit të çipave, duke përfshirë, por edhe pa u kufizuar në makineritë e avancuara të litografisë”, tha ASML.
Kompania holandeze shtoi se nuk pritej që masat e marra së fundmi të kishin efekt në parashikimet e saj financiare për vitin 2023.
“Përpara se të hyjë në fuqi, duhet të detajohet dhe të zbatohet në legjislacion, gjë e cila do të marrë kohë”, tha kompania. /Telegrafi/