Telegrafi

Askush si “Fenomeni” Ronaldo – braziliani i ka shënuar 88 gola në karrierën e tij duke i kaluar portierët

Ronaldo Nazario ka shënuar plot 88 gola duke i kaluar portierët kundërshtarë, gjë që nuk mund ta arrij pothuajse asnjë sulmues.

Sulmuesi brazilian shënoi 414 gola në 616 paraqitje për klubet gjatë gjithë karrierës së tij.

Ai shihet si një nga talentet më të mëdha që e ka parë bota e futbollit, por disa gola të tij janë të veçantë.

88 nga 414 golat e tij, vijnë pasi ai e ka kaluar portierin duke e dërguar topin në një rrjetë boshe, me një mesatare mahnitëse prej 21 për qind.

Shpesh i quajtur si ‘R9’, por edhe “Fenomeni”, ish- sulmuesi i Real Madridit, fitoi shumë trofe në karrierën e tij, përfshirë edhe dy Kupa të Botës me Brazilin.

Ai gjithashtu luajti për disa klube më të mëdha në botë, si Inter, Milan dhe Barcelona.

Ajo që i lejoi këtë rekord, ishte kontrolli i topit në zona të ngushta, saktësisht kur ishte një me një me portierin.

Ronaldo ishte i paparashikueshëm në lëvizjet e tij dhe ishte e vështirë të gjykosh se në cilën rrugë po shkonte. Në moshën 23 vjeç, ai kishte shënuar mbi 200 gola për klubet dhe vendin.

Fatkeqësisht dëmtimet në gju ia pamundësuan zhvillimin.

Edhe me problemet e tij të dëmtimit, shumë njerëz flasin aq shumë për R9, përfshirë edhe Jose Mourinho, i cili beson se është lojtari më i mirë që është parë ndonjëherë . /Telegrafi/