Telegrafi

Askush s’e kupton: Si përfundoi vetura kështu?

Se gjithçka mund të ndodhë kur jeni në rrugë të hapur, tregon kjo veturë e kuqe që ka mbetur në formë vertikale.

Pasi shoferja ka humbur kontrollin, vetura ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë, kurse shoferja ka humbur vetëdijen dhe nuk di asgjë për ngjarjen, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët e rastit e kanë nxjerrë atë të palënduar dhe kanë telefonuar policinë.

Policët në New Hampshire e kanë postuar fotografinë në rrjetet sociale, duke njoftuar për rastin që ka ndodhur në motin me borë. /Telegrafi/