Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ai nuk dëshiron që pjesë e skuadrës së tij të jenë lojtarë që kanë dëshirë të largohen për një ose tjetre arsyeje.
Tekniku gjerman tha se i kupton të gjitha ata dhe me dëshirë do t’i shiste.
“Nuk dua të ketë në skuadrën time lojtarë të cilët nuk duan të jenë pjesë e kësaj skuadre. Nëse njëri nga ata do të më afrohej dhe të më thoshte se do të largohet për shkak të stilit të lojës apo për para, do e shisja me shumë dëshirë”.
“Askush në botë nuk është i pashitshëm, ndoshta vetëm Messi”, ka thënë Klopp pas ndeshjen ndaj Southamptonit.
Mediat në Angli besojë se fjala është për Jordan Henderson, për të cilin ka shfaq interes të madh Tottenhami dhe Manchester City. /Telegrafi/