Telegrafi

Askush nuk e ndihmonte shoferin, që kishte mbetur në mes të rrugës (Video)

Në Surrey të Britanisë së Madhe, një veturë kishte mbetur në mes të rrugës duke e ngarkuar trafikun.

Ford Fiesta që kishte ndaluar në shiritin e dedikuar për ngasje të shpejtë, qëndronte i ndaluar dhe me dritat ndezur, në pamundësi të lëvizte, transmeton Telegrafi.

Shumë vetura kanë kaluar afër tij, por askush nuk e ka marrë mundin ta ndihmojë, deri në momentin kur një burrë e ka lënë veturën e tij dhe ka dalë ta shtyjë veturën e ngecur për ta larguar në shiritin tjetër. /Telegrafi/