Romelu Lukaku duket se do të largohet nga Roma në fund të sezonit dhe nuk do të rikthehet në futbollin italian.
Sulmuesi belg është i huazuar te skuadra italiane nga Chelsea, por Roma nuk ka klauzolë për blerjen e detyrueshme në fund të sezonit.
Përkundër se Lukaku ka oferta të shumta nga Arabia Saudite, Liga Premier e Anglisë dhe Roma që dëshiron ta mbajë, një mik i tij ka befasuar gjithë opinionin me fjalët që ka thënë për belgun.
Gilles Mbiye-Beya është një mik i ngushtë i Lukakut dhe ai në një podcast të tij ka zbuluar të ardhmen e sulmuesit belg.
“Kam një pyetje. Supozoni se Anderlecht bëhet kampion dhe luan në Ligën e Kampionëve, a do ta rikthenin Lukakun? Unë e njoh mirë atë, dhe është e vërtetë që mund të ndodhë kjo”.
“Lukaku nuk ma thotë, por unëe di këtë edhe pse mund të jetë shumë herët. Më afër shtëpisë, klubi ku u rrit, nuk është asgjë e pamundur”, ka thënë Gilles Mbiye-Beya.
Kjo deklaratë e mikut të ngushtë të Lukakut ka bërë që gjitha mediat botërore të shkruajnë se Lukaku nga viti i ardhshëm do të bënte një transferim befasues te Anderlechti. /Telegrafi/