Telegrafi

ASK: U rritën çmimet e energjisë

Energjia elektrike ishte më e lartë për 2.4 për qind në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit“ për tremujorin e katërt të vitit 2014, thuhet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është ngritur për 2.4 për qind, ndërmjet tremujorit të tretë 2014 dhe tremujorit të katërt 2014.

Krahasuar TM4 2014 me TM4 2013, sipas ASK-së, çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 4.1 për qind. Ngritja më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, ishin te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar – 11.9%; nxjerrja e xehes së metalit – 9.0%, prodhimi i pajisjeve elektrike – 3.6%, prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës – 1.5%, prodhimi i produkteve minerale jometalike – 1.1%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara thurrëse – 1.1%, përpunimi i produkteve ushqimore – 0.7%, dhe prodhimi i pijeve – 0.4%.