Telegrafi

Asistimi me ‘rabona’ i Di Marias për të cilin të gjithë po flasin

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germaini ishte fantastik në fitoren prej 5-0 kundër Angers në çerekfinale të Kupës së Francës.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, siguroi pjesëmarrjen në gjysmëfinale falë het-trikut nga Mauro Icardi, një autogoli të Vincent Manceau dhe një tjetër gol nga Neymar.

Në golin e katërt të realizuar nga vendasit – të dytin personal për Icardin – asistoi bashkëkombësi i tij Angel di Maria.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Anësori i PSG-së u kujdes për spektakël në Parc des Princes. Nga një aksion i nisur nga vet argjentinasi, ai pranoi një top në zonë, nxori nga loja katër futbollistë kundërshtarë dhe asistoi me ‘rabona’ drejt numrit 9.

Lexo po ashtu Icardi shënon het-trik ndaj Angers, PSG kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Francës

Icardi e kishte portën e zbrazët dhe e nguliti topin në portën e Angers. /Telegrafi/