Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspurs, Harry Kanë ka bërë padyshim njërin nga asistime më të mira këtë sezon në Ligën Premier.
Tottenhami mori një fitore të madhe 4-0 në udhëtim te Aston Villa dhe u ngjit në pozitën e katërt pas humbjes së Arsenalit nga Brightoni.
Golat në këtë fitore të ekipit të Antonio Contes u shënuan nga Son Heung-min (3’, 66’, 71’) dhe Dejan Kulusevski (50’).
Seven games to go. ✊ pic.twitter.com/oTB2MTMMR3
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 9, 2022
Megjithatë, njëri nga lojtarët kryesor në këtë fitore padyshim së ishte edhe kapiteni Harry Kane, i cili bëri tri asistime.
Asistimi i parë i Kane erdhi tek goli i dytë i Spurs i shënuar nga Kulisevski, por i dyti i tij për Son në minutën e 66-të, ai i cili ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen dhe për të cilën të gjithë po flasin.
Në shikim të parë, dukej sikur Kane thjesht e kishte drejtuar topin me kokë për Son, i cili vraponte drejt golit dhe i vetëm me portier shënoi pa vështirësi.
Romero > Kane > Son. pic.twitter.com/B2icc4RCuL
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 9, 2022
Por, është shfaqur një kënd i ri që tregon se sa i mirë ishte asistimi dhe se sa i mençur është një lojtar si Kane.
Cristian Romero jep një pasim drejt kokës së Kane me Ezri Konsa duke e markuar atë fort. Ishte një top i vështirë për t’u kontrolluar, por sulmuesi nuk kishte asnjë qëllim për të kontrolluar topin.
There’s no way Kane was looking for Sonny while the ball was mid-air and ended up delivering a precise through ball with his head…
Might need a Kane cam very soon with the way he’s been playing lately pic.twitter.com/17nuL7mXer
— Haz (@haztalks) April 9, 2022
Në vend të kësaj, me topin në mes të fluturimit, Kane shikoi mbi supe për të parë se ku ishte Son dhe pas një vështrim të shpejtë, anglezi në mënyrë të përsosur ia asistoi topin me kokë.
Ky asistim është bërë viral tashmë në rrjetet sociale me shumë njohës të futbollit që kanë komentuar dhe e kanë vlerësuar lartë mençurinë e Kane.
“Ky është një nga asistimet më të mira që kam parë ndonjëherë”, “Ai nuk është njeri i thjeshtë si ne”, “IQ i tij në futboll është e çmendur”, ishin disa nga komentet. /Telegrafi/