Telegrafi

Asistimi fantastik i portierit Ederson dhe supergoli i Gundogan shpallin kandidaturën për ‘golin e vitit’

Dyshja e Manchester Cityt, portieri Ederson Morares dhe mesfushori Ilkay Gundogan kanë prodhuar njërin nga golat më të mirë të vitit.

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen derbi të javës së 24-të në Ligën Premier.

Golat në këtë triumf të ekipit të Pep Guardiolas u shënuan nga Rodri (23’) dhe Ilkay Gundogan (50’, 66’).

Lexo po ashtu Man City fiton me lehtësi dhe thellë ndaj Tottenhamit në derbin e javës në Ligën Premier

Megjithatë, goli i tretë i Cityt apo i dyti personal i gjermanit Gundogan ka fituar vëmendjen e gjithë ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një asistimi milimetrik dhe fantastik nga portieri brazilian, Ederson, i cili dha një top të saktë nga 60-70 metra për Gundogan.

Lexo po ashtu Man City 3-0 Tottenham, notat e lojtarëve – Shkëlqen Gundogan

Pas asistimit të marrë nga Ederson, Gundogan bëri një lëvizje ‘alla Messi’ duke e dribluar mbrojtësin e Tottenhamit, Davidson Sanchez, për të shënuar një gol të bukur.

Ky gol i shënuar tashmë ka hedh kandidaturën për ‘golin e vitit’. /Telegrafi/