Arne Slot ka fituar ndeshjen e tij të parë zyrtare në krye të Liverpoolit, pasi The Reds mposhtën Ipswich 2-0 falë golave të Diogo Jota dhe Mohamed Salah .
Jurgen Klopp kritikoi Ligën Premier për caktimin e ndeshjeve për fillimin e orës 13:30 dhe për këtë pajtohet edhe trajneri i Liverpoolit, Arne Slot.
Pas fitores ndaj Ipswich Town, Slot është pajtuar me Kloppin se e urren të luan ndeshje me fillim nga ora 13:30 në Ligën Premier, pasi Liverpool nuk bëri asgjë në 45 minutat e para.
“Kur fillova këtu, kishte shumë gjëra që më kishin thënë, por një prej tyre ishte se Jurgen Klopp urrente fillimin e orës 13:30, dhe ndaj Ipswich skuadra tregoi se e urrenim fillimin e 13:30 sepse nuk ishim në lojë në pjesën e parë”.
“Dhe gjëja e dytë që njerëzit më thanë është se nuk ka ndeshje të lehta në Ligën Premier, dhe kjo u vërtetua ndaj Ipswich”.
“Nëse luan kundër një ekipi të sapo promovuar dhe ata mund të bëjnë një luftë të tillë në Ligën Premier. Pjesa e parë, ata mund ta bëjnë kaq të vështirë për ne, pastaj ndoshta do të ketë shumë më tepër”.
“Kjo është arsyeja pse është gjithashtu e rëndësishme për ne që të kemi javë, si ato të ardhshme, ku mund të punojmë me ekipin për t’i përgatitur ata edhe më mirë sesa i përgatitëm sot, sepse pjesa e parë nuk ishte mjaft e mirë. Pjesa e dytë ishte e vërtetë. performancë e mirë”, deklaroi Slot. /Telegrafi/