Takimi mes Arsenalit dhe Baselit përfundoi në të mirë të klubit anglez me rezultat 2-0.
Ky takim ishte i veçantë pasi vëllezërit Xhaka ishin edhe një herë kundërshtarë në fushë.
Graniti filloi nga minuta e parë me Topçinjtë, kurse Taulanti për kampionët zviceran.
Ashtu si në takimin mes Shqipërisë dhe Zvicrës në Kampionatin Evropian në Francë, vëllezërit Xhaka u përqafuan dhe shkëmbyen fanellat në fund të takimit. /Telegrafi/
https://twitter.com/iSupportRMadrid/status/781233906754457600