Lepurushja e Playboyt, Carla Hoëe, e ka rrahur futbollistin anglez, Ashley Cole, duke e goditur disa herë me grushte në fytyrë.
Cole ka qenë ish-i dashuri i motrës binjake të Carlas, Melissa, prandaj ajo e ka sulmuar për arsye se, siç ka thënë, ai sillet shumë keq me femrat. Ngjarja ka ndodhur jashtë një klubi nate në Lodër.
“U përpoq që të më afrohej te fytyra dhe nuk e dija se çfarë po ndodh. Mendova se do të ndodhë diçka e keqe dhe e kam goditur instinktivisht disa herë në nofull, ndërsa kisha edhe unazë në gisht”.
“Askush nuk më ndali dhe mendoj se kjo është për shkak të karmës së tij të keqe. E kam bërë për motrën time, të cilës i ka shkaktuar shumë probleme. E ka merituar”, ka thënë Carla.
Cole kishte qenë në lidhje me Melissa Howe gjatë kohës kur po ndahej nga ish-gruaja, Cheryl. Por, lidhja e tyre nuk zgjati shumë. /Telegrafi/