Ish-bashkëlojtari i Zlatan Ibrahimovic te LA Galaxy, Ashley Cole, ka thënë se sulmuesi veteran ka dy personalitete dhe ka shpjeguar pse ka ndodhur ndryshim i tij para mediave.
Futbollisti i dikurshëm anglez ka luajtur me 39-vjeçarin gjatë qëndrimit në Los Angeles në vitet 2018 dhe 2019.
Cole ka folur për kohën e kaluar bashkë me Ibran në MLS duke thënë se sulmuesi i Milanit ka qenë shumë i sinqertë me bashkëlojtarët e tij.
“Ai i ka dy personalitete, me neve në zhveshtore ka qenë brilant, i qetë, shumë i përulur, por për mediat ishte zot”.
Ashley Cole recalls Zlatan Ibrahimovic dressing room clash – "Put your f***ing hands down!"https://t.co/CUMTsnwXzD pic.twitter.com/ARyuFQlx3A
— Mirror Football (@MirrorFootball) September 9, 2021
“Kishte momente kur vinte në zhveshtore dhe ua bënte me dijë njerëzve për prekjet e dobëta, iu thoshte nuk mund të vraposh, je shumë i ngadalshëm, por para mediave personaliteti i tij ndryshonte”, ka treguar 40-vjeçari për A League of Their Own.
Anglezi ka qenë kapiteni i LA Galaxy dhe ka treguar se Ibra një herë ishte konfrontuar me të.
“Një herë e provoi, i ngriti duart në ajër. Dhe unë i thashë: ‘Uli duart poshtë, jam shumë serioz, sinqerisht. Thashë: ‘Mund të kesh të drejtë, por uli duart’”, ka rrëfyer Cole.
Në vitin 2019, ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Chelseat u pensionua pasi ishte kthyer në Angli te Derby County, ndërsa Ibrahimovic vazhdon të luajë. /Telegrafi/