Telegrafi

ASH: Dënojmë sulmin e mbrëmshëm fizik në Tetovë

Zyra për informim pranë Aleancës për Shqiptarët, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e mbrëmshme në Tetovë në mes anëtarëve të ASH-së.

Nga ASH në një email për media thonë se rasti është denoncuar në organet e rendit dhe të njëjtat i ftojnë ta zbardhin deri në fund.

Lexo po ashtu Policia e Tetovës me detaje për rrahjen mes anëtarëve të ASH

“Dënojmë ashpër sulmin e mbrëmshën fizik nga ana e K.O, ndaj anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Drejtorit, D.N, që ndodhi menjëherë pas konferencës për media të Kryetarit të Kuvendit të ASH. Rasti është denoncuar në organet e rendit dhe të njëjtat i ftojmë që ta zbardhin dhe të merr epilogun e duhur ligjor”.

Lexo po ashtu Sela kundër Taravarit, thellohet përçarja brenda Aleancës për Shqiptarët

“Ngjarjet e këtilla janë të patolerueshme dhe kanë për qëllim njëllosjen e subjektit të vetëm politik që mbahet për traditë të vlerave demokratike dhe institucionale. Ju bëjmë thirrje anëtarëve të denjë të Aleancës për Shqiptarët që të përmbahen në këto ditë vendimtare dhe të mos bien pre e personave që ia duan të keqen shtëpisë tonë të madhe dhe të pastër”, thuhet në njoftimin e ASH-së.