Telegrafi

Asgjësohen 1.500 kilogramë mish në Pejë, arrestohen dy persona

Foto ilustruese

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore, njësitet policore ka zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës ku janë bastisur disa lokacione, (mishtore). 

Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 1 mijë e 500 kilogramë mish, po ashtu janë arrestuar edhe dy persona.

Lajmin e ka bërë të ditur,  zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës sot janë bastisur disa lokacione nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorët e AVUK-ut. Gjatë bastisjes, janë sekuestruar mbi 1 mijë e 500 kilogram mish dhe të njëjta janë asgjësuar pas vlerësimit nga ana e zyrtarëve të AUV. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shteti ka ndaluar dy persona te dyshuar për veprën penale “Vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, ka thënë ai.

Gjatë ditës policia ka zhvilluar edhe një aksion tjetër në këtë qytet dhe asgjësuar mish i gjedhit i pavulosur me prejardhje të dyshuar, si dhe sasi të qofteve dhe qebapëve derivat i mishit të lartcekur ne sasi prej 614 kilogramë e 260 gramë.

“I dyshuari A.Sh. (1965) është arrestuar dhe është sjellë në stacionin policor Pejë, i njëjti është intervistuar nga njësiti i hetimeve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/