Site icon Telegrafi

“Asgjë nuk do të jetë më njëjtë përsëri, as Camp Nou, as qyteti i Barcelonës”, Pique me mesazh lamtumirës shumë emocionues për Messin

Gerard Pique i ka bërë një nderim emocional Lionel Messit, pasi argjentinasi u largua përfundimisht nga Barcelona dhe thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me Paris Saint-Germain.

Pas 18 vitesh suksesi në fushë në Kataluni, gjeniu i vogël argjentinas pothuajse me siguri do të luajë me një ekip të ri sezonin e ardhshëm.

Barcelona njoftoi të enjten se nuk ishin në gjendje të nënshkruanin kontratë të re me Messin për shkak të kufizimeve financiare të La Ligas, lajm i cili çuditërisht e çoi botën e futbollit në krizë.

Lexo po ashtu Messi thuhet se ka përfunduar marrëveshjen personale me PSG-në

Askush nuk mund ta besonte atë që po ndodhte në fillim, por tani gjithçka është bërë shumë e qartë se Messi do të veshë fanellën e një ekipi tjetër në sezonin 2020/21.

Pas heshtjes të së enjten, lojtarët e Barcelonës më në fund kanë postuar nderime dhe mesazhe lamtumirëse për fituesin e gjashtëfishtë të Topit të Artë gjatë pasdites të së premtes dhe mbrëmjes së sotme.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Pique, i cili ka shkruar një mesazh emocionues në rrjetet sociale, për kohën e gjatë të kaluar së bashku me Messin.

“Asgjë nuk do të jetë më e njëjtë përsëri. As Camp Nou, as qyteti i Barcelonës, as ne. Pas më shumë se 20 vitesh në klub, ju do të ndaloni të vishni fanellën e Barçës. Realiteti, ndonjëherë, është shumë i ashpër”.

“Ne u takuam në vitin 2000, ishim 13 vjeç dhe kishim një karrierë përpara nesh. Çfarë karriere! Nëse do ta kishim projektuar atë kohë, ishte e pamundur ta bënim më mirë. Një çmenduri!”.

Lexo po ashtu Zbulohet paga marramendëse që Messi do ta fitojë në rast transferimi te PSG, si dhe numri i fanellës që do të mbajë veshur

“Në sezonin tim të parë, pasi u ktheva në Barcelona, ​​ne fituam tripletën dhe ju u bëtë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Nga Rosario te prekja e qiellit të Romës. Aty filloi legjenda. Ajo që erdhi më pas është historia. Dhe sa mirë po kalojmë!”.

“Tani ju po largoheni, por e di që një ditë do të ktheheni. Ka gjëra në pritje për të bërë. Argëtohuni, kënaquni kudo që të shkoni dhe vazhdoni të fitoni siç dini vetëm ju. Këtu do të na mungoni. Të dua Leo”, ka shkruar Pique. /Telegrafi/

 

Exit mobile version